Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Barcelona mposhti Osasunën me rezultat 3-0 mbrëmë (e enjte) dhe ruajti vendin e parë në La Liga, por mund të mbetet pa fitore nëse ankesa e vizitorëve miratohet.
Osasuna po përgatitet të bëjë ankesë sepse ekziston dyshimi se Barcelona ka shkelur rregullin e FIFA-s për pushim të detyrueshëm për lojtarët pasi tërhiqen nga kombëtarja për shkak të lëndimit.
Puna është se Inigo Martinez ka luajtur mbrëmë për Barcelonën dhe sipas rregullave të FIFA-s, ai nuk është lejuar të luajë.
Lojtarët që largohen nga kombëtarja për shkak të dëmtimit nuk mund të luajnë për klubin derisa të kenë kaluar pesë ditë nga ndeshja e fundit në pushimin ndërkombëtar.
💥 Informa @isaacfouto
⚠️ @Osasuna estudia una posible alineación indebida de Iñigo Martínez
❌ El club navarro analiza si el @FCBarcelona ha incumplido una norma FIFA sobre el periodo que tiene que transcurrir tras una baja por lesión con la Selección
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/1kLGKtv4OS
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 27, 2025
Spanja luajti kundër Holandës në Ligën e Kombeve të dielën, që do të thotë se kanë kaluar katër, jo pesë ditë deri në ndeshjen Barcelona-Osasuna të enjten.
Martinez nuk luajti për Spanjën në atë ndeshje për shkak të një dëmtimi që pësoi kundër Atletico Madridit.
“Inigo Martinez është tërhequr nga kombëtarja spanjolle për shkak të një dëmtimi në gju, i raportuar nga Barcelona. Në vend të tij, trajneri Luis de la Fuente ka thirrur Dean Huijsen nga Bournemouth”, njoftoi Federata Spanjolle e Futbollit para ndeshjeve të kombëtares, por nuk është e qartë nga deklarata nëse Barcelona ka kërkuar në emër të Martinezit që ai të lirohet nga detyra ndërkombëtare, apo nëse trajneri ka vendosur kështu.
Apeli i Osasunas do të dëgjohet nga komisioni i La Liga-s vetëm nëse Barcelona tregon prova se Martinez u dërgua në shtëpi nga trajneri spanjoll.
Nëse një lojtar ka paraqitur një kërkesë për t’u larguar nga kampi i kombëtares, Barcelona do të humbasë tre pikët e fituara në fushë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani