Barcelona gjatë viteve ka lejuar një numër lojtarësh të stërviten në qendrat e saj, zakonisht për shkak të një historie të mëparshme me klubin.

Sergi Roberto, Dani Alves (para çështjes së tij për dhunim) dhe shumë të tjerë kanë përdorur Ciutat Esportiva për të ruajtur formën fizike ndërsa kërkonin ekip të ri.


Megjithatë, praninë e fundit në kamp mund ta shoqërojë reagim i madh.

Sipas Sport, ish-mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, ka përdorur qendrën stërvitore të Barcelonës të enjten dhe pritet të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në ditët në vijim.

37-vjeçari aktualisht është pa kontratë pasi u largua nga LASK Linz verën e kaluar si lojtar i lirë dhe është takuar me trajnerin Hansi Flick.

Të dy kanë punuar së bashku gjatë viteve të Flick te Bayerni, fillimisht si ndihmës-trajner dhe më pas si trajner i parë.

Boateng, në mungesë të angazhimit në fushë, së fundmi ka qenë te Bayerni ku po kryente një praktikë trajneri në Sabener Strasse.

Megjithatë, protestat e tifozëve të Bayernit bënë që klubi ta ndërpriste këtë praktikë, pasi me parulla në ndeshjet e tyre si: “Vijë e kuqe ndaj dhunës mizogjiniste”, “Nuk ka vend për njerëz me të shkuar kriminale në klubin tonë, jo më hapësirë për Boateng”, dhe “Ata që i japin hapësirë një agresori ndajnë fajin”, u bë e qartë se ai nuk ishte i mirëpritur.

Në vitin 2021, Boateng u dënua për sulm në Mynih pasi kishte dhunuar ish-partneren e tij, Sherin Senler.

Fillimisht ai u gjobit me 1.8 milionë euro, por në vitin 2022 gjoba u reduktua në vetëm 100 mijë euro./Telegrafi/

telegrafi sport app