Barcelona mezi fiton ndaj Villarrealit

Luis Enrique zgjodhi të luajë me Rafinha dhe Munir El Haddadi në sulm pas paraqitje impresive të tyre kundër Elche javën e kaluar. Megjithatë Katalanasit dështuan të impresionojnë në 45 minutat e para të takimit.
Por pas pauzës sfida filloi të bëhet më interesante, me Jeremu Mathieu që goditi shtyllën, para se Pina të dërgojë një tjetër goditje në të njëjtën pjesë.
Lionel Messi pati një rast të mirë duke e dërguar jashtë golit para se të dalë në skenë Sandro, i cili kyç në ndeshje si zëvendësues.
Me vetëm tetë minuta të mbetura, Sandro pranoi një asistim nga Messi për ta përfunduar topin në rrjetën e zbrazët dhe për t’i siguruar pikët e plota për Barcelonën.
Fitorja është e dyta në po aq ndeshje për Blaugranët. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































