Barcelona konfirmon shkëputjen e kontratës me Labinot Kabashin

Mesfushori, Labinot Kabashi, nuk është më pjesë e Barcelonës dhe këtë e ka konfirmuar edhe klubi.
Në një njoftim të Barcelonës B, thuhet se palët kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me 5 tetor 2020.
20-vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve te Barcelona që nga viti 2010, ku ka luajtur në të gjitha kategoritë.
Kabashi ishte cilësuar si një nga talentët më të mëdhenj të La Masias, por lëndimet e shumta e stopuan rritjen e tij.
Ai më parë ishte ftuar edhe në Përfaqësuesen e Kosovës kur drejtohej nga Albert Bunjaku.
Mbetet të shihet si cila do të jetë skuadra e re e shqiptarit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































