Barcelona ka shprehur shqetësimin për veprimet e Ousmane Dembeles dhe Antoine Griezmannit, raporton L’Equipe.

Dy sulmuesit francez kanë bërë fyerje raciste ndaj aziatikëve me dukjen e tyre fizike dhe mënyrën se si flasin ata.


Në videon e parë, Dembele shihet duke bërë disa fyerje raciste, derisa ishte i shoqëruar nga Griezmannn.

Në të dytën, ish-anëtari i Atletico Madridit kapet duke folur në gjuhën e aziatikëve, e që të dy pamjet janë bërë virale në internet.

Me shqetësim të madh, sipas asaj që raporton mediumi francez, Barcelona ka kërkuar nga Griezmann dhe Dembele që të kërkojnë falje.

Griezmann ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke thënë se nuk kishte për qëllim që të fyente miqtë e tij aziatik.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Dembele, gjersa Barcelona po ashtu pritet të dalë me një njoftim për këtë veprim të anëtarëve të saj. /Telegrafi/

telegrafi sport app