Barcelona po synon transferimin e një qendërsulmuesi para hapjes së afatit kalimtar veror duke tentuar që të sigurojnë shërbimet e një pasardhësi për Robert Lewandowskin.

Gjatë muajve të fundit, emri i Viktor Gyokeres është përmendur shumë, me sulmuesin suedez që ka shënuar 33 gola për klubin dhe kombëtaren këtë sezon.


Gyokeres është pjesë e listës së ngushtë të Barcelonës, dhe ata mund të kenë një avantazh nga pjesa tjetër e klubeve për ta transferuar atë.

Jo vetëm se zyrtarë e klubit janë të gatshëm ta lënë atë në huazim tek Sporting Lisbona për një sezon më shumë, por mediumi spanjoll Sport raporton se ata duan ta zbresin çmimin e kartonit të tij, duke përfshirë 50 për qind të kartonit të Francisco Trincao si pjesë e marrëveshjes.

Barcelona mund ta rikthejë Trincaon për 20 milionë euro, ose mund të presin që ai të shitet në mënyrë që të marrin gjysmën e asaj shume të parave.

Sidoqoftë, ideja është që kjo e drejtë t’i dhurohet Sportingut në favor të reduktimit të çmimit për Gyokeres në krahasim me klubet tjera që janë të interesuara për 26-vjeçarin.

Është një strategji e vështirë për t’u realizuar, por në fund mund të rezultojë gjeniale nëse gjithçka shkon sipas planeve të tyre./Telegrafi/

telegrafi sport app