LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dëshiron dy goditje të mëdha, përveç Griezmannit edhe Neymari pritet të rikthehet në Camp Nou

Barcelona dëshiron dy goditje të mëdha, përveç Griezmannit edhe Neymari pritet të rikthehet në Camp Nou
Griezmann, Messi dhe Neymar (Foto: Goal.com)

Klubi i madh katalunas, Barcelona po planifikon bastisje të dyfishtë në sulm me dëshirat e tyre të njohura tashmë, Neymar dhe Antoine Griezmann.   

Katalunasit janë në treg për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi synojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve pas dështimit këtë sezon.

Klubi nga Camp Nou gjatë muajve të fundit është lidhur me shumë emra të ndryshëm, ku favoritet thuhet se ishin ylli i Paris Saint-Germain, Neymar dhe ai i Atletico Madridit, Griezmann.


Griezmann apo Neymar te Barcelona: Pesë gjërat pro dhe kundër për transferimin e tyre
Lexo po ashtu Griezmann apo Neymar te Barcelona: Pesë gjërat pro dhe kundër për transferimin e tyre

Mediat kishin sugjeruar se kampionët e La Ligas do të kërkonin të sillnin njëri nga këta dy yje në këtë verë, por tani thuhet se ata mund të kapin të dy.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona është e gatshme të transferojë të dy, Neymarin dhe Griezmannin këtë verë.

Barcelona ofron 100 milionë euro dhe Coutinhon për Neymarin
Lexo po ashtu Barcelona ofron 100 milionë euro dhe Coutinhon për Neymarin

Për francezin mendohet se është arritur marrëveshje për pagimin e kluazolës prej 120 milionë në korrik, ndërsa braziliani do t’ju kushtonte së paku 200 milionë euro.

Financimi i këtyre dy blerjeve të mëdha do të bëhej i mundur nga shitja e disa nga lojtarët si Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Philippe Coutino dhe Jasper Cillessen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori