LAJMI I FUNDIT:

Barcelona arrin marrëveshje personale me Lautaron, afër edhe me Interin

Barcelona arrin marrëveshje personale me Lautaron, afër edhe me Interin

Barcelona thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me sulmuesin Lautaro Martinez, ndërsa është në pritje të një marrëveshje me Interin.

Ylli argjentinas ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar të Barcelonës në vitin e fundit dhe si duket tashmë ka tym të bardhë nga kjo marrëveshje.

Sipas mediumit spanjoll Cadena Copa, është arritur një marrëveshje në parim midis lojtarit dhe Barcelonës, ​​dhe se Interi dhe klubi katalunas po punojnë për të rregulluar një marrëveshje përfundimtare mes klubesh.


Legjenda Stoichkov i sigurt në transferimin e Lautaros te Barcelona: Ka aftësi të mëdha, do kuptohet mirë me Messi dhe Griezmann
Lexo po ashtu Legjenda Stoichkov i sigurt në transferimin e Lautaros te Barcelona: Ka aftësi të mëdha, do kuptohet mirë me Messi dhe Griezmann

Barca nuk do të paguajë klauzolën e plotë të lirimit të lojtarit, por përkundrazi do të synojë ta zvogëlojë atë duke ofruar lojtarët në këmbim.

Cope raporton se Interi është interesuar për Ivan Rakitic, Nelson Semedo, Samuel Umtiti dhe Arturo Vidal, por vetëm si huazim.

Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Më mirë nëse Lautaro bashkohet me Barcelonën
Lexo po ashtu Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Më mirë nëse Lautaro bashkohet me Barcelonën

Mediumit gjithashtu shton se detajet e çdo marrëveshje të mundshme mes palëve nuk ka gjasa të njoftohet para 30 qershorit.

Padyshim që nuk do të jetë e lehtë të biesh dakord një marrëveshje kaq të vlefshme me klubin e Serie A në një verë si kjo, por duket sikur ata të paktën e kanë pranuar që ylli i tyre i ri do të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori