Barcelona është rikthyer te fitoret në La Liga, pasi ka mposhtur Valencian me rezultat minimal 1-0.

Përkundër mungesave të mëdha, katalunasit kanë marrë një tre pikësh të artë në luftën për titull të kampionit.


E golin e vetëm në këtë sfidë për katalunasit e realizoi Raphinha pas asistimit nga Sergio Busquets në minutën e 15-të.

Raphihnha 1

Pikërisht sulmuesi brazilian ishte lojtari me notën më të lartë në këtë sfidë, i ndjekur nga Andreas Christensen, Sergio Busquets e Alejandro Balde.

Nota më e ulët te vendasit shkoi për Ronald Araujon i cili u ndëshkua me karton të kuq, por edhe për Ferran Torres që humbi penalltinë.

Te mysafirët nota më e lartë shkoi për mbrojtësin Jesus Vazquez, derisa më e ulëta për portierin Giorgi Mamardashvilli. /Telegrafi/

telegrafi sport app