Barcelona ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Athletic Bilbaos në Kupën e Mbretit.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të Bilbaos, por në Camp Nou pamë një tjetër Barçë, e cila dominoi nga fillimi deri në fund.
Goli i parë në takim u shënua nga Luis Suarez në minutën e 35-të dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me golin e Neymar në minutën e 48-të nga pika e bardhë, por mysafirët ngushtuan epërsinë e katalunasëve me golin e Enric Saborit (51’).
Kur të gjithë menduan se ndeshja do shkon në vazhdime, në skenë doli Lionel Messi, me një gol të bukur nga gjuajta e lirë në minutën e 78-të.
Kundërshtari i Barcelonës në çerekfinale do të mësohet me anë të shorit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KtKj90Bx5kU