Barcelona ka arritur fitore 5-1 ndaj Lyonit në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Barça ishte dukshëm më e mirë dhe kualifikimi në çerekfinale ishte i merituar.


Goli i parë në takim u shënua nga Lionel Messi, argjentinasi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 18-të.

Nuk kaloi shumë dhe shënoi Philippe Coutinho (31') pas asistimit nga Luis Suarez dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë fillimisht shënoi Lucas Tousart (58'), por kjo ishte e gjitha nga mysafirët.

Për golin e qetësisë u përkujdes Messi (78'), ndërsa për statistika shënuan edhe Gerard Pique (81') dhe Ousmane Dembele (86').

Kundërshtari i radhës do të mësohet me anë të shortit të premten. /Telegrafi/

telegrafi sport app