Këngëtarja nga Shqipëria, Barbana Dini, i është kthyer muzikës pas një kohe të gjatë.

Ajo ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar "Libri i dashurisë", të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Gramoz Kozeli, kurse ky klip atraktiv i është besuar "Don Production".

Barbana vjen mjaft e veçantë në videoklip, ku besohet se ky rikthim do të mirëpritet edhe nga fansat e saj.

Këngëtarja Dini po ashtu është mjaft e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/