Buzhala i takon fshatit Budakovë të Suharekës, e cila po vizitohet nga një numër i madh turistësh.
Buzhala, një lagje e vogël, tashmë është shndërruar në vend turistik, për shkak të bukurive që posedon.
Njëri ndër banorët e kësaj lagjeje është Hamit Buzhala, i cili ka thënë se ky vend mbetët një prej më të frekuentuarve të Komunës së Suharekës.
“Jemi lagje e Budakovës. Peizazhi është shumë i mirë. Dita ditës po bëhet më mirë. Po mundohem që mërgimtarët t’i shërbejmë me produkte bio. Kanë filluar njerëzit të vetëdijesohen dhe pos shtohen turistët. Njerëzit po u largohen qyteteve…Vikendeve ka më shumë njerëz që frekuentojnë këtë vend”, shprehet për RTV Dukagjinin, banori Hamit Buzhala.
Ndonëse me një shpërngulje të madhe të banorëve dikur, ata dita-ditës po kthehen në vendlindjen e tyre, raporton Telegrafi.
Peizazhi mahnitës, ajri i freskët me vilat e ndërtuara, Buzhala është shndërruar në lagjen më të kërkuar.
Banori Milazim Buzhala, ka thënë se zhurma e njerëzve që krijohet gjatë vikendeve krijon një gjallëri të pa përshkrueshme.
“Kur kam lindur unë kanë qenë vetëm 13 shtëpi, kurse tash janë 80 shtëpi. Mirëpo në të kaluarën një shtëpi ka pasur 47 banorë, ndërsa sot 20 shtëpi nuk i kanë ata banorë. Kemi fatin që brenda tri viteve janë kthyer katër shtëpi, por besoj se brenda disa viteve do të kthehen edhe shumë banorë që i kanë lënë shtëpitë para 60 viteve. Argument për këtë janë banorët që lënë shtëpitë në Suharek, Prizren e Prishtinë e vijnë e jetojnë këtu. Përpos natyrës edhe harmonia mes njerëzve në këtë vend është shumë e mirë”, thotë Milazim Buzhala.
Mes shtigjeve të këtij të këtij vendi mund të përjetosh një aventurë të paharruar.
Hamit Buzhala, ka thënë se pjerrtësia e bjeshkëve e malet e larta e bëjnë këtë vend edhe më magjepsës dhe unik. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025