Shumë kalimtarë rasti dhe banorë kanë filmuar sasinë e madhe të llavës duke u derdhur nga vullkani Kileauea në Havai, që tash e disa javë po i tmerron banorët.

Lëvizja e shpejtë e javës duke u derdhur është regjistruar edhe nga agjencia për mbrojtje civile, e cila ka paralajmëruar banorët se shpërthimet e vullkanit janë duke vazhduar, transmeton Telegrafi.


2 98

"Llava është duke u derdhur në oqeanin në gjirin Kapoho duke prodhuar një sasi të madhe të hirit. Një pjesë e madhe e vendit tashmë është mbuluar nga llava", thuhet në njoftimin e Observatorit të Havait.

3 71

Si pasojë e derdhjes së llavës afro 500 shtëpi janë shkatërruar, kurse mijëra banorë janë strehuar në zona më të sigurta. /Telegrafi/

4 60

5 57

6 39