Borxhi që kanë qytetarët e Tetovës ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) “Tetova” ka tejkaluar 9 milion euro. Kjo e ka detyruar këtë ndërmarrje të nis aksionin për mbledhjen e pagesave, edhe atë, duke ndjekur dy rrugë, atë të ofertës me shlyerje të një përqindjeje të borxhit që ka qytetari nëse e bën pagesën dhe ndjekja e rrugës ligjore, për qytetarët të cilët nuk iu përgjigjen thirrjeve të ndërmarrjes.
Ndërmarrja po ashtu ditëve të fundit, është duke zhvilluar edhe bisedime për shlyerjen e tatimit të borxhit që sipas përfaqësuesve të ndërmarrjes pritet ta ul borxhin në 6.5 deri në 7 milion euro. Ndërmarrja komunale “Tetova”, është duke punuar me humbje, e para si pasojë e borxhit të trashëguar nga përbërja e kaluar, por edhe përqindjes së vogël të qytetarëve që paguajnë shërbimet e kësaj ndërmarrjeje.
“Ne kemi ofruar dy mundësi, njëra është oferta që është mbështetur me vendim të këshillit drejtues, ku në bazë të vlerës së borxhit, sidomos borxheve të mëdha, me përqindje të lirimit, 20-30 dhe 50 për qind pra përqindja më e madhe e lirimit të borxhit pra për borxhin fizik. Ne nuk kemi marrë hapa për shlyerje të Borxhit sepse çdo borxh ka tatimin e vetë, andaj do e ndjekim rrugën ligjore, sepse ekziston ligj dhe rregullore për këtë punë”, tha Lulzim Shaqiri, Ndërmarrja Komunale ”Tetova”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron