Banorët e lagjes “Matiçan”, në Prishtinës, kanë protestuar kundër rihapjes së deponisë së dheut, në këtë lagje. Kjo për shkak të kamionëve që po dëmtojnë rrugën, shkaktojnë aksidente, pluhur dhe zhurmë. Ata madje paralajmëruar protesta më të ashpra, nëse nuk mbyllet deponia.
Sipas tyre, kjo deponi ishte mbyllur por është rihapur prapë me vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, vendim këtë të cilin e quajnë të jashtëligjshëm, për shkak të mospëlqimit të banorëve që jetojnë aty.
Organizatori i kësaj proteste, Arsim Rexhepi tha se deponia duhet të mbyllet urgjentisht sepse po pengon jetesën e banorëve në lagjen e Matiqanit.
Ai tha kanë bërë kërkesa të vazhdueshme dhe ende nuk ka diçka konkrete. Sipas tij, nëse nuk mbyllet kjo deponi, protestat e ardhshme do të jenë më të ashpra.
“Sot jemi kundër një vendimi të kryetarit të komunës, i cili ka marrë vendim për hapjen, rihapjen deponisë së dheut në mënyrë ilegale për neve, sepse kryetari i komunës, përfaqësuesit e komunës nuk kanë marrë pëlqimin e banorëve për rihapjen e kësaj deponie.
Ne si banorë besoj shumica e banorëve kanë marrë iniciativa, kërkesa, protesta të shumta në pesë vitet e fundit kundër asaj deponie dhe asnjëherë kërkesat tona nuk janë marrë parasysh deri në vitin e fundit, në 2022 kur fillimisht është mbyllur deponia… por kryearti i komunës, zoti Rama ka marrë një vendim për neve të paligjshëm për arsye se e ka rihapur dhe i është dhënë hortikulturës sot parcela në atë pjesë.. ne jemi kundër deponisë jem për mbylljen e deponisë urgjentisht.
Kjo për arsyeje të shumta, e para kamionët që kalojnë në rrugën tonë dëmtohet rruga është rrezik i përgjithshëm i banorëve…. Ku ne si banorë nuk mund të hapim dyert, dritaret për ajrosje të shtëpive tona prej tymit, zhurmës dhe prej pluhurit të kamionëve. D.m.th. është një problem i madh, kërkesën e fundit që ne si banorë me peticion e kemi dorëzuar më 26.10 2023 te nënkryetari komunës i cili na ka premtuar që brenda javës, do të na bëjnë një zgjidhje apo do të marrin një vendim për mbylljen e kësaj deponie” tha Rexhepi
Po ashtu, Rexhepi tha se si banorë në protestat e ardhshme do të bllokojnë rrugën për të gjithë kamionët.
Ai shtoi se në hapësirën e deponisë nuk hedhet vetëm dheu por edhe mbeturinat të tjera të cilat po dëmtojnë shëndetin e banorëve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë