Banorët e lagjes Kolovicë thonë se kanë mbetur pa ujë tash e tetë ditë, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga KRU "Prishtina"

Banorët e rrugës “Lidhja e Prizrenit” në lagjen Kolovicë në Prishtinë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e ujit të pijshëm tash e disa ditë me radhë.
Për Telegrafin, ata kanë treguar se ndërprerjet në furnizim kanë filluar tetë ditë më parë dhe deri më sot nuk është ofruar asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Ata thonë se mungesa e ujit po u shkakton vështirësi të mëdha në jetën e përditshme, veçanërisht në temperaturat e larta të verës.
Banorët kërkojnë që KRU “Prishtina” të reagojë urgjentisht dhe ta rikthen furnizimin me ujë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































