Banorët e lagjes Dardania në Prishtinë kanë kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi që të ndaloi procedurën për lirimin e banesave.
Të paktën kështu është thënë në njoftimin për media të gjykatës.
“Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës disa qytetare-banore që janë vendosur në banesa në Lagjen Dardania e për të cilat sipas aktgjykimit të plotfuqishëm Gjykata Themelore në Prishtinë është duke vepruar për lirimin e tyre,kanë kërkuar nga kryetari i gjykatës që të ndaloi procedurën për lirimin e këtyre banesave. Të gjitha këto qytetare-banore në Lagjen Dardania paraqiten gjendjen e rëndë në të cilën janë gjetur si pasojë e kërkesës për lirimin e banesave dhe i kërkuan kryetarit të gjykatës që të paktën për 1 vit të lejoj qëndrimin e tyre në këto banesa deri në gjetjen e zgjidhjes për problemin e strehimit”, thuhet në njoftim.
Mirëpo sipas njoftimit, kryetari i Gjykatës, Hamdi Ibrahimi nuk u ka dhënë shpresa të mëdha banorëve, pasi që sipas tij ai nuk mund ta ndërpres lirimin e banesave pa kërkesnë e kreditorit.
“Kryetari i Gjykatës i njoftoi dhe u rikujtoi këtyre qytetareve-banore në Lagjen Dardania se gjykata ka obligim ligjor për zbatimin e aktgjykimit të plotfuqishëm dhe gjykata nuk ka të drejtë që pa kërkesën e kreditorit të ndërpres procedurën e ekzekutimit të aktgjykimit të plotfuqishëm. Për më tepër gjykata përsëri rikujton se ka vepruar në ekzekutim të një aktgjykimi që është i plotfuqishëm tani e më shumë se 8 vite”, thuhet më tej në njoftim.
Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit gjykata rikujton se në ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm nuk ka ndodhë asnjë veprim urgjent dhe të gjithë këta banor që duhet ti lirojnë banesat tani e 8 vite kanë qenë në dijeni se banesat duhet ti lirojnë.
Për më tepër, gjykata njofton se në procedurë të lirimit të mëtejmë të këtyre banesave pritet që të veprojnë përmbaruesit privat sepse kreditori ka tërheq disa propozime për ekzekutim nga gjykata dhe i ka adresuar te përmbaruesit privat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve – flet stomatologu Hoxha
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë