Një tërmet i fuqishëm në brigjet e Kalifornisë Veriore ka shkaktuar një paralajmërim për cunami për miliona amerikanë.

Dhe Zonës së Gjirit të San Franciskos i është thënë të presë valë të mëdha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi dhe banorëve u është kërkuar të shkojnë “më në brendësi të tokës” përpara se të godasin dallgët.


Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 7 ballë që goditi mëngjesin e së enjtes rreth 50 milje nga brigjet e Kalifornisë.

Një pasgoditje u ndje më pas pak çaste më vonë.

Shërbimi Kombëtar i Motit anuloi paralajmërimin për cunami për zonat bregdetare të Kalifornisë dhe Oregonit.

“Për momentin nuk ekziston asnjë rrezik cunami për këtë zonë”, tha agjencia.

Screenshot 11 3

Sidoqoftë, të paktën 5.3 milionë njerëz në Kaliforni ishin nën një paralajmërim për cunami pas tërmetit që goditi, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Shumica prej tyre ishin ata që përjetuan fuqinë e tërmetit të fuqishëm që u pasua nga pasgoditje më të vogla edhe pse për fat të mirë, nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha apo lëndime. /Telegrafi/