LAJMI I FUNDIT:

​Banka Zhvillimore e KE-së do të financojë blerjen e vaksinave COVID-19 për Kosovën

​Banka Zhvillimore e KE-së do të financojë blerjen e vaksinave COVID-19 për Kosovën

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) ka miratuar financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë.

Bëhet e ditur se kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Financave, financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19.


“Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milion ë€ të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të kostove të kujdesit shëndetësor emergjent të Kosovës, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoreve, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, furnizimeve dhe materialeve shpenzuese”, thuhet në komunikatë.

Guvernatori i CEB, Rolf Wenzel, tha se ndjehet i lumtur për gatishmërinë që të vazhdohet mbështetja e Kosovës ndaj pandemisë COVID-19, së bashku me BE-në, FMN-në dhe Bankën Botërore.

“Në përputhje me mandatin e saj ekskluzivisht shoqëror, Banka do të luajë rolin e saj në adresimin e qasjes së pabarabartë të vaksinave COVID-19 në të gjithë vendet e saj anëtare. Kjo është kryesore jo vetëm për kapërcimin e krizës aktuale shëndetësore, por edhe për zbutjen rritjes së pabarazive sociale dhe ekonomike të krijuara nga pandemia”, deklaroi ai, njofton Telegrafi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori