LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Argjentinës po shqyrton mundësinë e vendosjes së Lionel Messit në kartëmonedha pas fitores në Kupën e Botës

Banka Qendrore e Argjentinës po shqyrton mundësinë e vendosjes së Lionel Messit në kartëmonedha pas fitores në Kupën e Botës

Organi qeverisës financiar i Argjentinës po mendon të përjetësojë fituesin e Kupës së Botës, Lionel Messin, duke e vendosur fytyrën e tij në një kartëmonedhë prej 1000 pesos.

Sulmuesi 35-vjeçar më në fund fitoi trofeun e madh të futbollit të dielën pasi Albiceleste u kurorëzua kampione e botës, pasi mundi Francën e Didier Deschamps me penallti.

Përveçse bëri histori duke u bërë lojtari i parë që fitoi dy herë çmimin si ‘Lojtari më i mirë në Kupën e Botës’, fituesi shtatë herë i Topit të Artë ishte në maksimumin e tij gjatë gjithë eventit të këtij dimri.


Në fakt, i tillë ishte ndikimi i tij në kampin e Argjentinës, ku tani Banka Qendrore e vendit po mendon të nderojë Messin me një gjest të jashtëzakonshëm, sipas gazetës El Financiero.

Sipas mediumit meksikan, organi qeverisës financiar i Argjentinës po shqyrton mënyrat për të festuar fitoren e tyre në Kupën e Botës dhe fytyra e Messit në kartëmonedhën prej 1000 pesos (më gjashtë euro)  thuhet se është opsion i preferuar.

Disa nga fotot e postuara pas lajmit se Messi mund të përfundojë në parat argjentinase

El Financiero vazhdon të pretendojë se ideja fillimisht u propozua ‘me shaka’ nga anëtarët e Bankës Qendrore të Argjentinës.

Tjetër opsion se si mund të duket Messi në parat argjentinase

Por drejtorët, ranë dakord që dizajni i kartëmonedhës do të “zgjonte shpirtin koleksionist të argjentinasve”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori