LAJMI I FUNDIT:

Banka Investuese Evropiane Maqedonisë do t’i jep 100 milionë euro kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Banka Investuese Evropiane Maqedonisë do t’i jep 100 milionë euro kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Në vjeshtë do të lëshohen 100 milionë euro kredit nga Banka Investuese Evropiane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ministria e Financave ka përgatitur Ligj për garancion që sot do të rishikohet në seancën e sotme të qeverisë, me çka do të dërgohet deri në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi Kuvendi të miratojë Ligjin, do të nënshkruaj marrëveshje në mes Bankës Investuese Evropian dhe Bankës së Maqedonisë për mbështetje dhe zhvillim, si dhe Ministrisë për Financa në cilësinë e huas. Me këtë, 100 milionë euro do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.


“Banka e Maqedonisë për mbështetje dhe zhvillim, do ta shpërndajë këtë kredi nëpërmjet bankave komerciale, si ndërmjetësuese deri në fund të shfrytëzimit. Me këtë do të sigurohet kapital i freskët për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të mbështeten projekte të reja, punësime të reja, do të rritet vëllimi tregtar dhe do të rritet eksporti”, njoftojnë nga Ministria. /Telegrafi/