LAJMI I FUNDIT:

Banka e Shqipërisë: Besimi në ekonomi pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt

Banka e Shqipërisë: Besimi në ekonomi pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt

Treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi rënie për të dytin muaj radhazi të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë ky tregues për shkurtin pësoi rënie prej 2.6 pikësh në krahasim me muajin janar. Tendenca e treguesit të besimit në ekonomi ka qenë në përgjithësi negative që nga mbyllja e sezonit veror 2023. Qysh atëherë, një rritje u shënua vetëm në muajin dhjetor 2023, ndërkohë që muajt e tjerë kanë shënuar stanjacion ose lëvizje në kahun rënës. Megjithatë, ai ende qëndron 4.6 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Rënia e treguesit të ndjesisë ekonomike u përcaktua nga rënia e besimit konsumator si dhe rënia e besimit në sektorët e industrisë, shërbimeve dhe tregtisë. Vetëm besimi në sektorin e ndërtimit regjistroi rritje.


Treguesi i besimit të industrisë ra me 8.6 pikë përqindje në muajin shkurt, i ndikuar nga vlerësimet jo shumë optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Niveli i këtij treguesi është pothuajse i njëjtë me mesataren e vet historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë në rënie krahasuar me ato të një muaji më parë.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 2.2 pikë përqindje në muajin shkurt. Megjithatë,

ai qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rënie. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë gjithashtu në rënie.

Treguesi i besimit në tregti pësoi rënie të fortë me rreth 10 pikë përqindje në muajin shkurt, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin. Bizneset e sektorit presin rënie të porosive dhe të ecurisë së biznesit edhe në të ardhmen e afërt. Niveli aktual i treguesit të besimit në tregti qëndron pranë mesatares historike. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rritje.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit konsumator vijoi rënien për të katërtin muaj radhazi, duke zbritur me 0.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Megjithatë, niveli aktual i treguesit mbetet pranë mesatares historike. Rënia e besimit konsumator këtë muaj u përcaktua nga pritjet më pak optimiste për situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe për punësimin në të ardhmen janë rishikuar në rënie.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori