Përveç reçelit klasik të kumbullës, ftoit dhe kajsisë, është koha për të provuar diçka të re Përbërësit:- 5 banane të mesme të pjekura në mënyrë të përkryer (pa njolla ngjyrë të kaftë);- 500 g ananas të konservuar të grimcuar (të papërzier);- 1/4 filxhan kokos;- 3 gota sheqer të bardhë- 3 lugë lëng limoni në shishe.

a9b97effe0671d505eb01296ca006516


Përgatitja:

Në fillim qëroni dhe grini bananen, pastaj vendosni në një tenxhere të madhe.

Shtoni përbërësit e tjerë dhe vendosni në pllakë shporeti që të vlojnë, duke i përzier vazhdimisht.

Pasi që të vlojnë, ulni temperaturën dhe në zjarr mesatar zieni derisa të dendësohen, duke i përzier vazhdimisht.

Kur tretja të dendësohet mirë, me lugë vendosni në kavanoz të sterilizuar dhe lëreni të ftohet.

Ruajeni kavanozin në frigorifer dhe përdoreni në afat prej 4 – 6 javësh.

Lëngu i limonit, sipas kësaj recete, do ta mbajë bananen të freskët.

Nëse dëshironi që të konservoni këtë reçel, keni parasysh që ngjyra nuk do të jetë e verdhë por ngjyrë vjollcë.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.