Balotelli i hapur për kalimin te Napoli, por jo rikthim te Interi

222:"ST GALLEN, SWITZERLAND - MAY 28: Mario Balotelli of Italy looks on prior to the International Friendly match between Saudi Arabia and Italy on May 28, 2018 in St Gallen, Switzerland. (Photo by Claudio Villa/Getty Images) 12:"Getty Images
Tash e disa kohë ishte folur për një kalim të mundshëm të Mario Balotellit te Napoli.
Por, tani ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga lojtari rreth kësaj teme.
27-vjeçari në Instagram i ka kërkuar tifozëve që ta pyesin dhe ai do t'ua kthente përgjigjet disave.
Një nga pyetjet ishte "pse nuk vjen te Napoli", ndërsa italiani i është përgjigjur "mendoj se kjo pyetje është më e përshtatshme për presidentin tënd".
Aktualisht Balotelli është pjesë e Nice në Ligue 1.
Në sezonin e fundit ish-sulmuesi i shumë skuadrave të njohura shënoi 26 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.
'Super Mario' është pyetur edhe për një rikthim të mundshëm te Interi, por ka thënë se kjo nuk është e mundur. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































