LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Balotazhi në Turqi

Gjithçka ndodhi gjatë ditës së zgjedhjeve – rezultatet dhe informata të tjera nga balotazhi në Turqi

Përditesuar 28/05/2023 16:22


Gjatë ditës së diel në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët e këtij vendi – me votën e tyre – kanë vendosur se kush do ta drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.

Reklama

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 14 maj dhe duke qenë se asnjë kandidat nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët kryesorë, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kandidati kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu, u desh të përballen sot në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve ishte e lartë dhe për të votuar dolën 86,98 për qind e votuesve (64,190,651 persona), dhe sipas rezultateve, Recep Tayyip Erdogan fitoi më shumë vota (49,52 për qind), i ndjekur nga Kemal Kiliçdaroglu që fitoi 44,88 për qind të votave.

Në vendin e tretë ishte Sinan Ogan me 5.17 për qind të votave dhe në vendin e fundit kandidati që u largua nga gara për pozitën presidenciale pak ditë para zgjedhjes së Muharrem Ince, por që gjithsesi fitoi 0.43 për qind. Menjëherë pas zgjedhjeve, Erdogan mori mbështetjen e Sinan Oganit.

Dhe pas numërimit të votave, mediat në Turqi raportojnë se Erdogan pritet të jetë president i këtij vendi edhe për një mandat. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
28/05/2023 23:11

Liderët botërorë urojnë Erdoganin për fitoren në zgjedhje


Udhëheqësit botërorë kanë uruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pasi ai fitoi zgjedhjet në një balotazh historik që përbënte sfidën më të madhe për 20 vitet e tij në pushtet.

Reklama

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/05/2023 22:37

Kurti i uron fitoren presidentit Erdogan


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka uruar fitoren Recep Tayyip Erdogan, i cili do ta drejtojë Turqinë edhe për një mandat tjetër.

Reklama

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/05/2023 22:34

Festimet janë duke vazhduar në Turqi


Reklama

28/05/2023 22:19

Konfirmohet zyrtarisht: Erdogan ka fituar zgjedhjet në Turqi


Rexhep Tajip Erdogan do të vazhdojë të jetë në pushtet, pasi fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi.

Reklama

Dhe kjo informatë vjen nga Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/05/2023 22:04

Deklaratat e Kemal Kiliçdaroglu, pas raportimit se Erdogan është fitues në zgjedhjet për president të Turqisë


Do të ketë shumë pyetje për të ardhmen e Kemal Kiliçdaroglu, por kandidati presidencial ka thënë se ai do të vazhdojë atë që ai e quajti luftën e tij për demokraci dhe u kërkoi mbështetësve të tij të vazhdojnë gjithashtu.

Reklama

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/05/2023 21:39

Nusja dhe dhëndri votuan në Turqi para fillimit të ceremonisë martesore


Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi po përcillet me interesim të madh nga qytetarët e këtij vendi.

Reklama

Ata me çdo kusht janë munduar të gjejnë kohë të lirë që të shkojnë në qendrat e votimit, për të kryer obligimin e tyre qytetar, transmeton Telegrafi.

Madje nusja dhe dhëndri të veshur me kostum dhe fustan të bardhë të nusërisë, ishin në mesin e miliona turqve që u nisën sot drejt qendrave të votimit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/05/2023 21:00

Mbështetësit e presidentit Erdogan dalin në rrugë për të festuar fitoren e tij në balotazh


Reklama
28/05/2023 20:14

‘Bye, bye, bye, Kemal’ – Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi


Recep Tayyip Erdogan i është drejtuar turmave për herë të parë, duke falënderuar njerëzit që “na dhanë përgjegjësinë për të udhëhequr për pesë vitet e ardhshme”.

Reklama

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/05/2023 20:08

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet për president të Turqisë


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është ndër të parët liderë botërorë që kanë uruar Recep Tayyip Erdogan për fitoren në zgjedhjet e balotazhit në Turqi.

Reklama

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/05/2023 19:53

Udhëheqësit botërorë kanë filluar të urojnë Erdoganin për fitoren


Udhëheqësit botërorë kanë filluar të urojnë presidentin Erdogan për fitoren.

Reklama

Kjo është bërë e ditur nga vetë Recep Tayyip Erdogan.

Udhëheqësit nga Azerbajxhani dhe Libia kanë qenë në telefon, ai u tha turmave që prisnin jashtë shtëpisë së tij.

Ai u tha mbështetësve të kënaqur se udhëheqësit po thërrisnin “njëri pas tjetrit” për të ofruar urime të ngrohta për fitoren e tij.

Më pas ai falënderoi viktimat e tërmetit që kanë dalë dhe kanë votuar.

“Zoti u falënderoftë për përpjekjet e tyre”, ka thënë ai, duke premtuar se do të kenë shtëpi të përhershme në më pak se një vit. /Telegrafi/

28/05/2023 19:48

Erdogan nuk ka fituar zyrtarisht – por kjo nuk e ka penguar një lider botëror ta urojë atë


Fitorja e Recep Tayyip Erdoganit ende nuk është konfirmuar, por kjo nuk e ka penguar një lider botëror që t’i urojë atij.

Reklama

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

28/05/2023 19:13

Rreth 99 për qind të votave të numëruara


Ndonëse nuk janë rezultate zyrtare, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan duket se do të jetë presidenti i Turqisë edhe për një mandat.

Reklama

Kjo mund të thuhet së paku nga rezultatet e publikuara nga mediat në Turqi, sipas të cilave, Erdogan ka një përparësi në raport me kundërkandidatin e tij në zgjedhjet e balotazhit për president të Turqisë.

Bëhet fjalë për rezultate të publikuara nga disa media në Turqi, si Anadolu Agency proqeveritare.

28/05/2023 18:34

Mbi 95 për qind të votave të numëruara


Rezultatet e publikuara nga mediat në Turqi vazhdojnë të tregojnë për një epërsi të Recep Tayyip Erdogan në raport me kundërkandidatin e tij Kemal Kiliçdaroglu në zgjedhjet e balotazhit për president të Turqisë.

Reklama

Bëhet fjalë për rezultate të publikuara nga disa media në Turqi, si Anadolu Agency proqeveritare.

28/05/2023 17:58

Mbi 80 për qind të votave të numëruara


Teksa votimi po shkon drejt fundit, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan duket se do të jetë presidenti i Turqisë edhe për një mandat.

Reklama

Kjo mund të thuhet së paku nga rezultatet e publikuara nga mediat në Turqi, sipas të cilave, Erdogan ka një përparësi në raport me kundërkandidatin e tij në zgjedhjet e balotazhit për president të Turqisë, në kohën kur raportohet se janë numëruar mbi 80 për qind të votave.

Kështu së paku tregojnë rezultatet e publikuara nga Anadolu Agency proqeveritare, sipas të cilit medium, Recep Tayyip Erdogan udhëheq me 53.41% në raport me Kemal Kiliçdaroglu me 46.59%.

Megjithatë, kjo bazohet vetëm në 82.64 të kutive të numëruara.

28/05/2023 17:37

Mbi 60 për qind të votave të numëruara


Presidenti aktual ka një përparësi në raport me kundërkandidatin e tij në zgjedhjet e balotazhit për president të Turqisë.

Reklama

Kështu së paku tregojnë rezultatet e publikuara nga Anadolu Agency proqeveritare, sipas të cilit medium, Recep Tayyip Erdogan udhëheq me 55.26% në raport me Kemal Kiliçdaroglu me 44.74%.

Megjithatë, kjo bazohet vetëm në 61.38 për qind të kutive të numëruara – dhe votat janë ende duke u numëruar – kështu që gjithçka mund të ndryshojë.

28/05/2023 17:21

Dalin rezultatet e para për zgjedhjet e balotazhit në Turqi


Kur ka përfunduar votimi, në zgjedhjet e balotazhit në Turqi, tanimë kanë dalë rezultatet e para.

Reklama

Kështu, sipas rezultateve të publikuara nga mediat turke, nga 42.78 për qind e votave të numëruara, prin Recep Tayyip Erdogan me 57.09 për qind ndërsa kundërkadidati Kemal Kiliçdaroglu ka 42,91 për qind. /Telegrafi/

28/05/2023 16:57

Organi zgjedhor i Turqisë nuk raporton ndonjë incident, por pamjet flasin se megjithatë kishte


Kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yener, ka thënë se organit zgjedhor nuk i është raportuar asnjë ngjarje negative gjatë procesit të votimit.

Reklama

Duke iu drejtuar mediave pas mbylljes së votimit, Yener tha se të gjitha ankesat janë trajtuar nga autoritetet përkatëse dhe ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan organin për të organizuar një proces zgjedhjesh të suksesshëm.

Megjithatë, në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se ka pasur incidente.

28/05/2023 16:48

Votuesja turke shkoi në qendër të votimit “e shoqëruar” nga qengji


Reklama

28/05/2023 16:45

Një person në Hatay thuhet se u kap teksa po përpiqej të futej në kabinën e votimit me tri zarfe

28/05/2023 16:39

Erdogan u kërkon qytetarëve “të mbrojnë kutitë e votimit”


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u kërkoi mbështetësve të tij “të qëndrojnë në kutitë e votimit derisa të finalizohen rezultatet” përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter.

Reklama