LAJMI I FUNDIT:

Ballkani shkruan historinë, prek play-offin e Ligës së Konferencës – ëndërron për fazën e grupeve

Ballkani shkruan historinë, prek play-offin e Ligës së Konferencës – ëndërron për fazën e grupeve

Ballkani ka shënuar fitore me penallti ndaj Klaksvik si mysafir, duke kaluar në fazën e ‘play-offit’ e Ligës së Konferencës, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdime ishte mbyllur 2-1 për kundërshtarët.    

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-4 përballja shkoi në vazhdime.

Skuadra së Ilir Dajës ishte më e mirë në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë, por gola nuk kishte.


I pari që rrezikoi portën kundërshtare ishte Meriton Korenica, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Pas tij, Albion Rrahmani kishte një rast të artë, por portierin vendas bëri një pritje vendimtare.

Ballkani e gjeti golin me Rrahmanin, por u anulua për pozitë jashtë loje. Në anën tjetër edhe vendasit provuan me harkime, por që për fat nuk ishin të saktë.

Njihuni me kundërshtarin e radhës të Ballkanit
Lexo po ashtu Njihuni me kundërshtarin e radhës të Ballkanit

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që rrezikonin më shumë, ndërsa edhe goditën shtyllën fillimisht.

Vendasit arritën të kalonin në epërsi në minutën e 56-të nga një aksion i bukur, me Mads Mikkelsen që shënoi për 1-0.

Pas golit, ra paksa tempi i lojës, pasi që vendasit me këtë rezultat siguronin vazhdimet, ndërsa Ballkani mundohej më shumë.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit (83’), në skenë doli Ermal Krasniqi, që fillimisht bëri një lëvizje të bukur dhe pastaj me një goditje të fuqishme shënoi për 1-1.

Por, kur zhvillohej minuta e 89-të, vendasit arritën golin e epërsisë për këtë takim me Patrick Da Silva.

Në kohën shtesë nuk kishte gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Në vazhdime vendasit kishin më shumë nga loja, duke rrezikuar në disa raste, por për fat të Ballkanit, gola nuk kishte.

Ndeshja u vendos në penallti, kur Ballkani arriti të shënojë fitore, ku golat i shënuan Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Nazmi Gripshi dhe Liridon Emërllahu. Portieri Ljuljanovic arriti t’i presë dy penallti.

Në ndeshjen e ‘play-offit’, Ballkani do të luajë ndaj Shkupit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori