Ballkani mëson kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të ndeshjen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets Razrad në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Sot (e martë), me fillim nga ora 14:00 është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës, për raundet e para kualifikuese në garat evropiane.
Kështu, kampioni i Superligës së Kosovës për sezonin 2022/23, Ballkani, e ka mësuar kundërshtarin e tyre.
Therandasit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të ndeshen me Ludogorets, i cili është kundërshtar i panjohur për Ballkanin.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.

Nga
Telegrafi
20/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































