Skuadrat kosovare kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm nëse kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti me fillim nga ora 14:00, derisa tre skuadrat tona që kanë mbetur në garë, Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.


Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe do të luaj ndaj skuadrës irlandeze Larne në rrethin e dytë.

Ballkani 3 2 e1689759377997

Ballkani nëse kalon Larnen, pastaj mund të ketë punë me këto skuadra: Lincoln Red Imps nga Gjibraltari , fituesin e duelit TNS - Swift apo fituesin e duelit tjetër mes Strugës dhe Budoqnostit.

Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Drita

Nëse gjilanasit kalojnë tutje atëherë i pret përballja me Brannin norvegjez, ose fituesit e dueleve Gzira - Diddelenge, Linfield - Pogon, Osijek - ZTE apo Hibernian - Inter d'Escaldes.

Dukagjini 6

Dukagjini i Klinës do të ketë punë me skuadrën kroate Rijeka, ndërsa nëse kalon këtë sfidë atëherë në rrethin e tretë do të përballen me njërën nga këto ekipe:  Heart of Midlothian ose fituesit e dueleve Kesckemeti - Riga, Differdange - Maribor, Akureyei - Dundalk, Torshavn - Haverford. /Telegrafi/

telegrafi sport app