LAJMI I FUNDIT:

Ballazhi: Logo e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk është e njëjtë me atë Kongresit së BDI-së (Video)

Ballazhi: Logo e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk është e njëjtë me atë Kongresit së BDI-së (Video)

Autori i logos zyrtare për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Zeni Ballazhi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahun, ka sqaruar ngjashmërinë e logos zyrtare për dekadën e parë të shtetësisë së Kosovës me atë të Kongresit të BDI-së në Maqedoni.

Artisti Ballazhi ka thënë se nuk janë të njëjta këto dy logo, pasi që kanë dedikime të ndryshme.

“Ndihem mirë, sepse jam autor edhe i këtij viti jubilar, që është mjaft i rëndësishëm për shtetin e Kosovës. Nuk është e njëjta, sepse ajo është dedikuar për diçka tjetër, e kjo për diçka tjetër”, ka thënë Ballazhi.


Duke folur rreth kritikave që ka marrë rreth kësaj çështjeje, Ballazhi tha se është njëjtë sikur të krahasohet numri 1 me numrin 10.

“Nuk është e njëjta, ka dallime. Këtë e vërejnë ekspertët e fushës dhe është vepër autoriale e imja”, shtoi ai.

Artisti Ballazhi më tej theksoi se kjo nuk ka të bëjë me çështje politike.

“Kjo është një vepër arti, është logo festive. Nuk është logo politike e asnjë partie. Unë nuk mund ta vjedh vetveten… Artisti ka të drejtë veprën e vet ta avancojë në forma të ndryshme”, tha ai.

Ballazhi shtoi se nuk mund të pranojë kritika nga njerëz jo kritikë e jo profesionistë të fushës.

“Ky është përpunim i elementeve të cilat unë i shfrytëzoj. Ngjashmëri mund të kenë, por nuk është e njëjta. Kisha ftuar ekspertët e kësaj çështje, jo ekspertët e kafeneve, rrjeteve sociale, që të merren dhe të shohin se çka prezanton kjo logo”, tha ai.

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafi me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori