Balerina Klaudia Pepa: Jam e dashuruar, dua të bëhem nënë

Balerina e njohur nga Shqipëria, Klaudia Pepa, në një intervistë për “S’e Luan Topi”, pranoi për herë të parë se është e dashuruar.
Artistja tha se i dashuri i saj nuk është një personazh publik, ndonëse shtoi se nëse marrëdhënia vijon shumë mirë, së shpejti mund ta prezantojë për publikun.
E njëjta ka folur edhe për dëshirën për t’u bërë nënë e për të sjellë në jetë një fëmijë.

Pjesë nga biseda në studio: Klaudia Pepa: Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por, sigurisht që do të vijë momenti që do ta them.
Erjona Rusi: A je ti e lumtur?
Klaudia Pepa: Do që të vijë këtu?
Erjona Rusi: Do të vdisnim po të vinte këtu, me shumë kënaqësi.
Klaudia Pepa: Shumë shpejt.
Erjona Rusi: Më jep fjalën që do të vini të dy bashkë.
Klaudia Pepa: Nëse gjërat shkojnë mirë, mund të vijmë këtu bashkë.
Erjona Rusi: Siç thoshte babi Gimi, ke filluar të mendosh të bësh fëmijë? Apo është shumë herët?
Klaudia Pepa: Shumë herët nuk është, nuk është as vonë, por besoj kur të vijë momenti i duhur.
Erjona Rusi: E dëshiron?
Klaudia Pepa: Akoma jo të them të vërtetën. Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur me personin e duhur. /Telegrafi/

















































