LAJMI I FUNDIT:

“Balena e kaltër” shfaq shqetësim edhe në Podujevë

“Balena e kaltër” shfaq shqetësim edhe në Podujevë

Komandanti i stacionit policor në Podujevë Bekim Bislimi tha se është shqetësuese përfshirja e adoleshentëve në lojën e rrezikshme virtuale “Balena e Kaltër”.

Sipas tij bashkë me Drejtorinë e Arsimit kanë ndërmarrë fushatë vetëdijësuese për nxënësit nëpër shkolla.

Bislimi këtë deklaratë e dha sot në mbledhjen e Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi në të cilin është raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunë; informatën për aktivitetet e Policisë për parandalimin e të shtënave me armë në dasma, ahengje dhe manifestime tjera publike; informatën nga Drejtoria e shërbimeve publike Mbrojtjes dhe shpëtimit për projektet që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve.


Komandanti Bislimi tha se brenda periudhës raportuese policia ka zhvilluar aktivitete dhe plane operative që kanë pasur të bëjnë me përmbylljen e vitit shkollor, mbrëmjet e maturës dhe semimaturës, mbarëvajtjen e fushatës dhe vetë procesit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
“Të gjitha këto aktivitete janë zhvilluar dhe kanë përfunduar pa ndonjë incident”, tha komandanti Bislimi.

Gjendjen e sigurisë e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile edhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së.

Lidhur me raportin e përfaqësuesve të organeve të sigurisë, kryetari i komunws Agim Veliu, tha se është shumë i kënaqur që në Komunën e Podujevës kemi një gjendje të mirë të sigurisë.

Kryetari Veliu përgëzoi Policinë e Kosovës për punën dhe angazhimin e bërë gjatë gjithë kësaj periudhe, kur në Komunën e Podujevës kishte aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu fushatën dhe vetë procesin zgjedhor.

“Përgëzoj pjesëmarrësit në proces zgjedhor, subjektet politike, por edhe qytetarët, për mbarëvajtjen e fushatës dhe vetë procesit zgjedhor, i cili u zhvillua pa asnjë incident”, tha kryetari Veliu.

Komandanti i Policisë ka raportuar edhe për aktivitetet për parandalimin e të shtënave me armë në dasma, ahengje dhe manifestime tjera publike. Ai tha se ka një plan operativ për vetëdijesimin dhe parandalimin e kësaj dukurie.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori