LAJMI I FUNDIT:

Bakraçeski: Disa OJQ punojnë që Ohri ta humb statusin në UNESCO

Bakraçeski: Disa OJQ punojnë që Ohri ta humb statusin në UNESCO

Kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski, ka reaguar ndaj disa OJQ-ve të cilat konsiderojnë se me projektet e parashikuara në rajonin e Ohrit, mund të rrezikohet statusi i qytetit në UNESCO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në profilin e tij në Facebook, Bakraçeski konsideron se disa struktura tentojnë të bëjnë shumë më shumë që Ohri ta humbë statusin e qytetit të mbrojtur, se sa që bëjnë për ta mbrojtur trashëgiminë natyrore dhe kulturore.


Ai ua sqaron organizatave se statusin ky qytet e ka fituar në vitin 1980 dhe jo në vitin 2014 dhe se në mbrojtje është rajoni më i gjërë i liqenit, e jo vetëm qyteti./Telegrafi/