LAJMI I FUNDIT:

Bajrami i reagon Muratit: Ministër propaganda, në qeveri të matët puna e jo fjalët

Bajrami i reagon Muratit: Ministër propaganda, në qeveri të matët puna e jo fjalët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me shifrat e investimeve kapitale për vitin 2023.

Bajrami në një postim në Facebook, e ka quajtur ministër të propagandës Muratin, derisa i ka cilësuar si të pa vërteta statistikat që ai ka bërë publike.


“Ministër propaganda, prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qenë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, ka shkruar Bajrami.

Shifër rekord e investimeve kapitale për 2023-në, Murati: Këtë vit pritet të kemi “boom”
Lexo po ashtu Shifër rekord e investimeve kapitale për 2023-në, Murati: Këtë vit pritet të kemi “boom”

Deputetja tutje ka thënë se ministri po krenohet me investime kapitale të komunave, e për të cilat sipas Bajramit ministri nuk ka asnjë meritë.

“Po krenohesh me investimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë. Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/