Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se gjatë qeverisjes së tyre, paga mesatare është rritur për 104 euro.
Bajrami ka deklaruar se ministri po gënjen sa i përket kësaj rritje, transmeton Telegrafi.
“Gjatë mandatit të kësaj qeverie, janë dy vendime për rritje të pagave: rritja e pagave për kabinetin qeveritar 50% në fillim të mandatit, rritja e pagave për sektorin publik 6.8 Euro në fund të mandatit. E kam thënë më herët, por e përsëris prapë që kush do që flet për një shifër në ekonomi, për një indikator dhe e injoron inflacionin, thënë me së buti po gënjen”, ka pohuar ajo.
Tutje, deputetja ka shkruar se për disa të dhëna mbi inflacionin: 2021: 3.4 %; 2022: 11.6 %; 2023: 4.9 %; 2024: 2 %.
“Norma mesatare e rritjes së çmimeve gjatë këtij mandati është 22%, por produktet që na duhen për konsum për çdo ditë kanë pas ngritje të çmimit mbi 50%. Për plot gjëra Qeveria edhe mund të manipuloj me statistika, por janë disa gjëra me të cilat askënd s’mund ta mashtroni, për shembull për çmimet dhe pagat, sepse secili qytetar e din sa e merr pagën dhe gjithashtu e din se çka mund të blej me atë pagë sot”, ka shtuar tutje deputetja.
Bajram thekson se “paga Bruto sot sipas ASK-së del të jetë me e madhe në krahasim me disa vite me parë, por qytetarët e dinë se të vetmen rritje të pagave që ka bë Qeveria ka qenë para dy muajve në shumën 6.8 Euro, ndërsa sektori privat ka reflektu për shkak të inflacionit galopant që ka ndodhë gjatë kësaj kohe dhe për shkak të ikjes masive të fuqisë punëtore”.
“Pra edhe nga të dhënat zyrtar është fakt se norma e inflacionit gjatë kësaj periudhe e tejkalon rritjen e pagës bruto sipas ASK-së, që d.m.th. se gjatë qeverisjes Kurti ka rënë fuqia blerëse e qytetarëve të vendit dhe këtë ata e përjetojnë çdo ditë. Por po e përsëris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyre për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pas ndikim në të dhënat e ASK-së”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës