LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Punësimet në sektorin publik janë në dirigjim politik

Bajrami: Punësimet në sektorin publik janë në dirigjim politik

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Nuri Bajrami, ishte i ftuar mbrëmë në emision “10Minuta” në TV21. Duke folur për shtrirjen e korrupsionit në vend ai foli edhe për punësimet politik që bëhen në institucionet publike të vendit.

Bajrami tha se janë 13 shoqëri aksionare dhe 2 shoqëri tregtare të themeluara nga Qeveria, ku emëron njerëz me procedura vetëm formale, siç janë fëmijët e funksionarëve dhe të miqve të tyre.


“Punësimet në sektorin publik janë në dirigjim politik, arrihet dikush të privilegjohet për të arritur te vendi i punës. Kemi një mori institucionesh që janë jashtë juridiksionit, siç janë 23 shoqëri aksionare të themeluara nga Qeveria dhe dy shoqata tregtare, të cilat janë të mbuluara vetëm me ligjin për shoqëri tregtare që vlen për firmat private dhe kjo rregullativë i pëlqen Qeverisë që të punësojë kë të dojë dhe të emërojë kë të dojë dhe procedurat të jenë krejt formale dhe jo transparente në këto shoqëri aksionare”, tha Bajrami.

Ai tha se ata si komision në këtë periudhë 5-vjeçare kanë arritur të hedhin themelet e këtij institucioni dhe që nga krijimi kanë qenë aktiv dhe proaktiv. Por për fat të keq, sipas Bajramit, Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit është preventiv, nuk mund t’i marrë punët e institucioneve të tjera, si për shembull të bëjë punën e inspektorit.

“Ne lëndët nuk i zgjedhim, i formojmë sipas zërit të prekur, në bazë të paraqitjes. Nuk ka ndodhur që lëndë ta themelojë sipas dëshirës dhe të gjitha lëndët kanë qenë të shpërndara me rotacion, ku asnjë anëtar nuk ka pasur mundësi të zgjedhë asnjë lëndë. Kemi qenë të stërngarkuar dhe kemi vendosur bazat e në institucioni. Kemi vënë baza të shëndosha dhe jo që shihet nga raporti i komisionit rreth punës tonë është një verifikim, nga fillimi kemi qenë aktiv dhe proaktiv. Komisioni për parandalimin e korrupsionit është preventiv, nuk mund t’i marrë punët e institucioneve të tjera, si për shembull të bëjë punën e inspektorit”, tha Bajrami.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori