LAJMI I FUNDIT:

Bajrami, Muratit: Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar

Bajrami, Muratit: Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka guximin që t’i publikoj listat e subvencionit.

Bajrami duke replikuar në seancën e Kuvendit të Kosovës me ministrin e Financave, Hekuran Murati ka pyetur se pse nuk po funksionalizohet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Sipas Bajramit, mos funksionalizimi i këtyre institucioneve po shkakton dëme të mëdha financiare.


“Nuk ka si t’i akuzojmë tregtarët, kur Qeveria e juaj ka 51 për qind të votave ende nuk ka arritur ta funksionalizoj Agjencinë e Konkurrencës. Sikur të ishte funksional, ky autoritet mund t’i ndalonte të gjitha manipulimet e mundshme”, th Bajrami, përcjell Telegrafi.

Murati: Për tre muaj kemi ndarë 230 milionë euro për t’i mbështetur qytetarët karshi rritjes së çmimeve
Lexo po ashtu Murati: Për tre muaj kemi ndarë 230 milionë euro për t’i mbështetur qytetarët karshi rritjes së çmimeve

“Ju duhet t’i funksionalizoni të gjitha institucionet, sic është Autoriteti i Konkurrencës, sic është Organi Shqyrtues i Prokurimit ku po thuhet se janë qindra miliona euro janë bllokuar e nuk po sillni këtë organ. Ku e keni problemin, a po dëshironi që mos t’i keni këto, a mos vallë mos jeni lidhur ju me tregtarët që nuk po dëshironi që të keni Autoritet të Konkurrencës”, ka shtuar ajo.

Ish-ministrja e Financave ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar.

Ministër [Hekuran Murati] që një vit, përveç që e ke publikuar atë listë [lista e bizneseve të mbështetura në kundër të pandemisë COVID-19 nga Qeveria Hoti], për asgjë tjetër nuk mbahesh mend. Nuk i tregove asnjë qytetari se kujt ia ke subvencionuar energjinë elektrike, duke përfshirë pikat e karburantit, duke përfshirë sektorin bankar dhe të tjerët. Nuk po keni guxim asgjë të publikoni. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori