Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Gjakovë, ku babë e bir janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, saktësisht rreth orës 23:00.


“Gjakovë 19.11.2025 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet vete”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/