Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Babai i Naim Murselit, është pyetur lidhur me detajet dhe dyshimet që qarkullojnë tashmë lidhur me vrasjen e Liridona Ademit.
Ndër të tjera ai është pyetur në Opinion për pistën e një biseksualizmi të dyshuar Naimit, e që mund të jetë zbuluar nga ana e Liridonës.
Shaban Murseli e ka mohuar këtë mundësi, ndërsa është shprehur se megjithatë një sekret i zbuluar nga Liridona mund të ketë qenë shkak për vrasjen.
Pjesë nga intervista me Shaban Murselin:Është përmendur si shkak që mund të jetë biseksualizmi për të cilin ka patur informacion Liridona. Murseli: Sa i përket gjinisë mashkullore, tregoj të vërtretën, është ndoshta keq me thënë, i ka urrejt.
Po fëmijët, i kërkojnë prindërit? Murseli: Po mbrëmë kanë filluar, i kërkojnë dy persona nga dajat.
Keni komunikuar me ta? Murseli: Është gjendje e tensionuar, të vetmin komunikim e kam pas, ja dërgova një mesazh kisha dëshirë me marr pjesë në rivarrim, por mora përgjigje negative.
A lanë patur ndonjë herë telashe? Murseli: Kurrë në jetën time, as më ka thënë Liridona, as Naimi që kanë patur mosmarrëveshje.
Sa i përket financave, ka qenë është në borxhe? Murseli: Unë nuk e di të ketë pasur borxhe. Ai ka patur një presion por prej kujt nuk e di.
Mund të jetë ndonjë sekret? Murseli: Mund të jetë ndonjë sekret dhe është dasht me e eleminu.



















































