Besimtarët që i përmbahen kalendarit Gregorian festojnë sot Krishtlindjet.

Me këtë rast, Papa Françesku iu drejtua njerëzve në mbarë botën dhe imazhe interesante që shënuan festën po vijnë nga vende të ndryshme të planetit.


“Tu shërbesh të tjerëve është më e rëndësishme sesa të kërkosh status në shoqëri dhe të kërkosh jetën duke u bazuar në sukses. Jezusi dëshiron të lavdërohet përmes të varfërve”, tha Papa Françesku në meshën tradicionale të Krishtlindjes.

Një skulpturë gjigante me rërë e Babagjyshit u shfaq në një plazh në Gjirin e Bengalit në shtetin lindor indian të Odisha.

1640421991 profimedia 0649365986  1

Babadimri, i cili sipas besimeve katolike shpërndan dhurata për Krishtlindje, arriti në vendet më të largëta të botës. Një foto e një vajze që vrapon drejt babait të saj, i cili është i maskuar si babagjysh dhe duke e pritur me padurim dhuratën është regjistruar në jug të Irakut.

Babagjyshi sërfist është shfaqur në Florida, dhe kështu solli frymën e festës në një zonë ku moti është i ngrohtë shumicën e vitit.

1640422225 profimedia 0649353053  1

Një festë e madhe Krishtlindjesh është organizuar në plazhin e Indisë, ku të gjithë të mbledhur kanë veshur kapele dhe janë veshur me të kuqe, në kuadër të festës së madhe të krishterë.

Zjarrfikësit në Meksikë vendosën të bëjnë të lumtur fëmijët që janë pa kujdes prindëror dhe mblodhën donacione të shumta për ta, të cilat ua bëri dhuratë një prej zjarrfikësve më të mirë, Rodolfo Renteira. /Telegrafi/

1640421995 2021 12 24T211028Z 1595474336 RC2XKR970VC2 RTRMADP 3 CHRISTMAS SEASON MEXICO  1

1640422037 2021 12 25T070417Z 494693787 RC2JLR94EM58 RTRMADP 3 CHRISTMAS SEASON INDIA  1

1640422048 2021 12 24T230142Z 1889798109 RC2RKR9DUW8Z RTRMADP 3 CHRISTMAS SEASON  1

122501605 taiwan

122501742 brazil