Nga: Ardian Ndreca
Për ma shumë se nandë dekada ato letra thuejse të tejdukshme, të zverdhuna e të brishta, kishin ndejt të mbylluna në nji sirtar mes skicash, kalkulimesh inxhinierike, projektesh të realizueme apo të harrueme që inxhinier Gjovalin Gjadri ka ba ndër vite. Askujt nuk i kishte shkue ndër mend, dhe arsyeja kryesore asht gjuha në të cilën janë shkrue, se bahej fjalë për nji dramë, madje për nji vepër teatrale tepër moderne dhe interesante që e nxjerr në pah Gjadrin si nji shkrimtar të mirëfilltë e jo thjesht si nji bashkëshort që mori shtysëm me shkrue librin e tij të mirënjohun “Letra grues seme teme të vdekun” nga tragjedia e vdekjes së grues së tij.
Dihet tashma se ky libër papritmas ka dalë si nji bestseller i letërsisë sonë, tue pasë në nji kohë krejt të shkurtë tri botime, të gjitha të shtypuna nga Shtëpia e mirënjohun botuese “Onufri”.
Kësaj herë kemi të bajmë me nji dramë të shkrueme në gjuhën gjermane, nji vepër me nji sfond të theksuem autobiografik që trajton atë pjesë të shkurtë të jetës së autorit që ai ka kalue si inxhinier në Bashkimin Sovjetik në fundin e viteve ’20. Emigrimi i tij në atë shtet nuk përban nji çudi për kohën, edhe pse nuk ka asnji lidhje me ideologjinë e shtetit sovjetik, por thjesht me profesionin e tij. Asokohe Bashkimi Sovjetik për arsye të numrit të madh të veprave publike që ndërtonte dhe nevojës për specialista kishte mbërrijtë me tërheqë nji numër të madh inxhinierash dhe specialistash nga Austria, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, të cilët paguheshin shumë mirë dhe kishin kushte të mira jetese. Nji ndër ta ishte edhe Gjovalin Gjadri, i cili me formimin e tij profesional në shkollën austriake i plotësonte kushtet për nji kontratë pranë Komisariatit të Transporteve në Moskë që asokohe drejtohej nga ministri Rublev.
Drama duhet të jetë shkrue në harkun kohor 1930-’31, dhe ka shumë elemente që na shtyjnë me mendue se asht hedhë në letër me turr menjiherë sapo Gjadri ishte kthye në Tiranë dhe si e tillë ajo ruen freskinë e emocioneve të forta dhe të tragjedisë që ai kishte përjetue në ato dy vite e gjysëm që kishte jetue në Rusinë sovjetike.
Në pesë aktet e dramës zbulohet nji dramaturg me nerv të fortë, i cili mbërrin me ndërthurë dinamizmin skenik me thellësinë e mendimit filozofik, përgjatë veprës ndihen nuancat büchneriane si edhe ndikimi i teatrit ekspresionist vjenez dhe forca e mendimit e ndjeshmënia tej mase e thellë e ndjenjave të autorit. Dashunia dhe vdekja krijojnë kushtet ideale për nji tension dramatik në “crescendo”. Tablotë e dramës zhvillohen në Moskë, në Alupka në Krime dhe në Shafranovo, nji sanatorium në Urale.
Rrezikut që i kanoset për jetën e protagonistit Enrik Vremeda sëmundja e tuberkulozit pulmonar i shtohet edhe survejimi dhe përndjekja nga ana e agjentëve të GPU, sigurimit të Lubjankës, prej të cilëve arrestohet edhe pse i sëmurë randë. Dashunia e tij plot tallaze për Tatjanën, marrdhanjet komplekse shoqnore me kolegët, diskutimet me tone nietzscheane me ipeshkvin katolik Brisanski në qelitë e Lubjankës, si edhe skena e fundit me të dashunën e tij duken të shkrueme prej nji shpirti që jo vetëm e njeh jetën në palat e saja ma të mshehta e tragjike por zotnon artin dramatik dhe sekretet ma të thella. Familjariteti i tij me skenën spjegohet edhe pse tashma dihet se Gjadri gjatë viteve të studimit në Vjenë e kishte ba zakon që çdo muej të hiqte mënjianë aq sa i duhej për me pague biletat për shfaqjet teatrale në Burgtheater.
Gjuha e dramës asht e pasun, nji gjermanishte e zhdërvjellët dhe shumë shprehëse, figuracioni i pasun, ndërsa ajo që të bjen në sy asht sensi i pritjes, element ky i dramës ekspresioniste, gja që e ban autorin nji pionier shqiptar në këtë lloj drame dhe nji dramaturg shqiptar “sui generis”.
Shumë shpejt kjo dramë që tashma asht përkthye gegnisht nga i nënshkruemi, do t’i vijë në dorë lexuesit shqiptar e ndoshta teatri i qytetit të tij të lindjes do të mund ta nderojë autorin Gjovalin Gjadri tue e vu në skenë veprën, e cila – e themi pa modesti – do të hynte me të drejta të plota në repertorin e artë të atij teatri tue i dhanë sens dhe jetë kulturës dhe artit tonë skenik. /Gazeta “ExLibris”/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![USHTARI I VJETËR](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/06/ushtari-e1560943820209-780x439.jpeg)
USHTARI I VJETËR
Elon Musk vs OpenAI: Gjigantët e teknologjisë po e nxisin frikën ekzistenciale për t'iu shmangur hetimit
![Perandorët ilirë të Bizantit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/perandor-euml-t-ilir-euml-t-euml-bizantit_hd-780x439.jpg)
Perandorët ilirë të Bizantit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi