Reperi i njohur shqiptar me famë në Gjermani, Azet, së fundmi është kthyer në Kosovë për të mbajtur turin e tij të koncerteve në të gjitha qytetet e Kosovës.

Teksa po qëndron këto ditë në vendin prej nga ka prejardhjen, Azet ka pasur rastin të takojë edhe disa prej figurave të rëndësishme në vend.


Sot (e diel) ai është mirërpirtur nga familja Rugova në shtëpinë e tyre.

Ai është shoqëruar për në disa nga ambientet e veçanta të muzeut të të ndjerit, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

38504300 2125493954442605 2214246659758489600 n Reperi Azeti u mirëprit sot në rezidencën presidenciale të presidentit historik, Ibrahim Rugova

Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, është takuar me dy nga fëmijët e presidentit: Ukë dhe Teuta Rugovën, si dhe nuset e shtëpisë: Blerta e Blerina Kllokoqi-Rugova.

Nga mikrpitja që i është bërë, edhe reperi duket se është ndjerë shumë i lumtur dhe falënderues.

38471059 1886569904698985 3106533983882575872 n Azeti u takua sot me deputeten Teuta Rugova dhe ish-deputetin Ukë Rugova, të dy fëmijë të presidentit historik

Telegrafi ka përcjell nga afër këtë takim të zhvilluar sot në atë që njihet si reziencë presidenciale.

“Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e ngrohtë”, ka thënë Azet pas përfundimit të takimit.

38500696 222175051815584 8364700047366946816 n Reperi Azet tha se u ndje i kënaqur sot nga vizita e tij në familjen Rugova

Gjatë kësaj kohe, ai ka shkëmbyer fotografi edhe me më të vegjlit e shtëpisë, fëmijët e vëllezërve Ukë dhe Mendim Rugova.

annna e1533495856887 Azet u fotografua pranë vajzës së vogël të ish-deputetit, Ukë Rugova (Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram)

Pas vizitës në shtëpi, Azet ka dërguar lule dhe ka bërë vizitë edhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

azzzi Azet gjatë vizitës te varri i presidentit (Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram)