Pas rastit të ndodhur në Ferizaj ku mbeti i vrarë 30 vjeçari G.H, avokati Kastriot Zenuni ka thënë se gjendja e të dyshuarit nuk ka qenë në rrezik për jetë por plaga më e madhe e tij ka qenë tek nofulla, dhe ai ka thënë se sipas familjarëve të dyshuarit i ndjeri i ka dërguar foto arkivolesh reperit Buta në rrjete sociale.

Gjendja e të dyshuarit është konstatuar nga doktorët dhe pastaj është mbajtur seanca dëgjimore në QKUK.

“Kemi biseduar me mjekun kompetent dhe ai e ka konstatuar gjendjen e tij dhe pas kësaj është mbajtur seanca dëgjimore në objektin e QKUK ku dhe prokuroria themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për masën e paraburgimit dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit”, ka thënë Zenuni.

Teksa Zenuni kishte takuar të dyshuarin, sipas tij gjendja shëndetësore ka qenë jashtë rrezikut për jetë.

Sa i përket dyshimeve të para kanë qenë tek vetura edhe nga prokuroria ku i ndjeri ia ka djegur veturën vllaut të dyshuarit ku ka një vlerë afro 70 mijë euro ku mes tyre ka pasur thumbime për këtë./Portali D/