LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Veselit: Specialja u themelua mbi gënjeshtra, Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë mbështetëse për akuzat e saj

Avokati i Veselit: Specialja u themelua mbi gënjeshtra, Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë mbështetëse për akuzat e saj

Është duke vazhduar seanca e tetë për ecurinë e çështjes ndaj ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, ka thënë se Gjykata Speciale është ndërtuar mbi një raport të rrejshëm të Dick Marty, transmeton Telegrafi.

“Institucioni u themelua për të shqyrtuar këto akuza absurde të cilat ishin të rreme, e dimë që u sajuan nga dëshmitarë të cilët i ka paraqitur zbulimi i fshehtë serbë. Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë  mbështetëse për akuzat e saj, themelet për ngritjen e këtij tribunali kanë qenë të mbështetura në gënjeshtër. Dick Marty shkroi një raport që përfshinte akuzat më absurde për UÇK-në”, ka thënë ai.


Emmerson ka thënë se ish krerët e UCK-së, nuk kanë bërë asgjë por vetëm kanë qenë politikanë të suksesshëm. /Telegrafi/