Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ende nuk është duke i zbatuar dy prej tri rekomandimeve të Kuvendit, atë për kompensimin e 50 milionë euro të faturuara ndaj qytetarëve të Kosovës për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.
ZRRE gjatë raportimit në Kuvend kanë thënë se janë duke pritur një vendim të prerë nga Gjykata për kompensimin e qytetarëve.
Petrit Pepaj nga ZRRE-ja gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut ka thënë se është e pamundur të bëhet një vendim tjetër pa u vërtetuar nga Gjykata.
“ZRRE-ja është e pafuqishme të veprojë deri në momentin kur gjykata ta ketë një formë të prerë të vendimit. Në momentin kur ta kemi një vendim të formës së prerë të Gjykatës sigurisht se do të merren veprime adekuate konform legjislacionit që e kemi në fuqi”, tha Pepaj.
Por Syzana Gashi drejtoreshë e Departamentit Ligjor në Institucionin e Avokatit të Popullit ka thënë se kompensimi i borxheve mund të ndodhë edhe pa vendim të Gjykatës, nëse ka vullnet ZRRE-ja.
“Tash nuk do me thënë që me u lidhë vetëm për gjykatë. Ne kur e kemi parë që ZRRE nuk po vepron tek atëherë e kemi dërguar në Gjykatë. Mirëpo ZRRE-ja edhe për ligjin për konfliktin administrativ, mbasi tash veç çështja ka shkuar në gjykatë, mundet me anuluar vendimin e vet. Është neni 36 i ligjeve për konflikte administrative, i cili thotë: nëse një organ administrativ e sheh të pa arsyeshme një vendim që e ka nxjerrë, mundet me nxjerrë një vendim të ri dhe me anuluar vendimin e vet. Në këtë situatë, nëse ZRRE-ja vendos me zbatuar këtë rekomandim të Avokatit, ne e tërheqim padinë. Edhe kjo është një mundësi, por ZRRE-ja paska zgjidhur me pritë Gjykatën, të shohim, ne më shumë sa kaq nuk mundemi me bërë”, ka thënë Gashi.
Anëtarja e Komisionit Teuta Haxhiu ka thënë se është jashtë çdo norme që 50 milionë euro janë bartur të gjithë qytetarëve, por ajo kërkoi që sa më parë të ndodhë kompensimi.
“Diçka ka ndodhur për mos të vazhduar më e keqja, mirëpo nuk do të thotë që do të ndalemi për të kërkuar me kthyer edhe borxhin, sepse janë shkelur të drejtat elementare të njeriut. Pra, thjesht, ty të ka vjedhë dikush, pa të pyetur. Tanimë këtu është ky problem”, theksoi Haxhiu.
Por zyrtari i ZRRE-së, Pepaj, ka shuar shpresat se do të ketë kompensim në para nga Rregullatori ose nga KEDS-i për qytetarët.
“Kompensimi në cilëndo formë, ajo duhet me u paguar prej konsumatorëve, sepse Rregullatori nuk ka para me kompensuar askënd. Operatorët për me mund me funksionuar duhet me pasur para, përndryshe, nëse nuk ju lëmë të hyra, kanë me i dobësuar shërbimet, kanë me dobësuar furnizimin”, theksoi Pepaj.
Ndërsa, edhe deputetë tjerë kanë kërkuar që ZRRE t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e Kuvendit.
Rekomandimin e parë ZRRE e ka përmbushur për ndalimin e praktikës së kundërligjshme të faturimit të energjisë elektrike të shpenzuar në veri të Republikës së Kosovës, te konsumatorët në pjesën tjetër të vendit. Ndërsa, për rekomandimin tjetër që Qeveria në bashkëpunim me ZRRE dhe KEDS të gjejnë mënyrë alternative për t’iu shmangur humbjeve në veri të vendit, duke trajtuar të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë, sipas normave kushtetuese dhe ligjeve kundër diskriminimit, përfaqësues të ZRRE janë në përpjekje dhe në bisedime për zbatim të këtij rekomandimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Video që "kalli rrjetin": Në Super Viva po ndodh diçka “kallet loja”!

Kafeja, vezët, qumështi dhe perimet më të shtrenjta - rritje e çmimeve në Kosovë në muajin mars

Përfituesit e skemave sociale në Kosovë gjatë marsit 2025, kush pësoi rënie dhe rritje?

Golden Eagle dhe Granit Xhaka sjellin videon e re promovuese: Dy ikona, një mision- ku ka më mirë?

Çka do të thotë ''çkAZmos''? Më shumë detaje brenda artikullit!

Regjistrimet e hershme fillojnë në UBT: Interesim i madh i të rinjve për t’ju bashkuar liderit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë