LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit i Maqedonisë mbështet vërejtjet për diskriminim në librat fillore për shoqëri

Avokati i Popullit i Maqedonisë mbështet vërejtjet për diskriminim në librat fillore për shoqëri

Avokati i Popullit është shprehur pozitivisht ndaj parashtresës së Koalicionit ”Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, paraprakisht e inicuar nga 40 nëna që jetëojnë në familje me një prind, bashkësi jashtëmartesore dhe bashkësi martesore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas parashtresës, ka diskriminim në bazë martesore, familjare dhe fetare në aspekt të arsimit. Diskriminimi është hasur në librin ”Shoqëria” për klasën e katërt të shkollave fillore ku nxënësve u kërkohet të ngjesin fotografi të dasmës së prindërve, ose t’i vizatojnë, të japin përgjigje rreth çështjes martesore të prindërve, moshës, si edhe detaje tjera.

Pra, një kërkesë e këtillë konsiderohet si diskriminuese, pasi që fëmijët e familjeve jobashkëkohore ta tregojnë situatën e tyre në familje dhe shtëpi. Koalicioni përshëndet vullnetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si edhe të Avokatit të Popullit për forimimin e një komisioni për shqyrtimin e përmbajtjes së librit shkollor të lartëpërmendur./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori