Avokati i Popullit kërkon personat me aftësi të kufizuara të kenë prioritet për vaksinim
Avokati i Popullit rekomandon Qeveria të bëjë ndryshim të Planit kombëtar ekzistues për vaksinim kundër Kovid-19 dhe në grupet prioritare të përfshihen personat me aftësi të kufizuara, ofruesit e shërbimeve për mbështetjen e këtyre personave, pa dallim nëse ata janë anëtarë të familjes së tyre ose janë persona të angazhuar të obliguar për ofrimin e kujdesit, trajtimit, rehabilitimit, arsimit si dhe persona të cilët u ofrojnë shërbime me asistencë personale. Njëherësh kërkojnë vaksinat të shpërndahen drejtë dhe shtojnë rekomandime si të lehtësohet procesi i vaksinimit për këta persona.
Duke e shqyrtuar Planin kombëtar nga Zyra e Avokatit të Popullit kanë përcaktuar se personat me aftësi të kufizuara si edhe personat të cilët kujdesen për ta nuk janë dhënë si grupe prioritare të vaksinimit edhe pse në mënyrë të pakontestueshme përballen me rrezikun e rritur nga infektimi me Kovid-19 për shkak të vetë gjendjes shëndetësore dhe shëndetit me probleme që është karakteristikë për shumë persona me aftësi të kufizuara, por edhe për shkak të kontaktit të përditshëm me ofruesit e shërbimeve për mbështetje, pa dallim nëse janë anëtarë të familjes së tyre ose janë persona të angazhuar për ofrimin e kujdesit, trajtimit, rehabilitimit, arsimit…
“Avokati i popullit është i vetëdijshëm për qasjen e kufizuar në vaksinat në pajtim me të cilën u bë prioritetizimi dhe subprioritetizimi i grupeve të rrezikuara për vaksinim në Planin e vaksinimit, por në kushte kur gjendja epidemiologjike në vend tregon për përhapje të gjerë të virusit në bashkësi, është e padyshimtë nevoja e përhapjes së personave të lartpërmendur në Planin për vaksinim prioritar, pasi edhe personat me aftësi të kufizuara në kohë pandemie nga Kovid-19 janë gjithashtu në mesin e popullatës më të ndjeshme të qytetarëve në rrezik”, thuhet në kumtesën e Avokatit të Popullit.
Krahas kësaj që është dhënë, shtohet në kumtesë, për shumë persona me aftësi të kufizuara pamundësohet mbajtja e distancës fizike pasi u nevojitet ndihmë e drejtpërdrejtë dhe mbështetje në aktivitetet e përditshme nga persona të tjerë, për të cilët nevojitet kontakt i drejtpërdrejtë fizik, që në mënyrë të pakontestueshme tregon për nevojën dhe për përfshirjen e tyre në grupet prioritare për vaksinim.
Gjithashtu, thuhet në kumtesë, kur janë të infektuar nga virusi, persona me aftësi të kufizuara kanë mundësi më të madhe të zhvillojnë simptoma më të rënda të cilat mund të shkaktojnë vdekjen. Në rast të infektimit me Kovid-19, ata persona me aftësi të kufizuara të cilët kanë probleme respiratore shëndetësore paraprake, janë të ekspozuar në rrezik më të madh për zhvillimin e pasqyrës më të rëndë klinike e cila mund të përfundojë në mënyrë fatale.
“Në këtë kontekst, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin serioz për mundësinë personat me aftësi të kufizuara të mos jenë në listat prioritare, në krahasim me personat e tjerë, nëse kanë nevojë për hospitalizim dhe trajtim, veçanërisht me mbështetje oksigjeni dhe respiratorë, në rast të arritjes së fazës kritike ose në rast të përmbushjes së kapaciteteve spitalore për mjekim. Avokati i popullit sugjeron që të merret parasysh disa persona të caktuar me aftësi të kufizuara të përballen me mospasjen e qasjes në ndihmën mjekësore në kohë për shkak të mungesës së informacioneve përkatëse për simptomat dhe hapat primarë në rast të ekspozimit ndaj infeksionit, shërbimeve shëndetësore që s‘janë në dispozicion, mungesën e mjeteve të nevojshme financiare për mjekim dhe ndjekjen e protokolleve për mbrojtje apo mangësi të ndihmës dhe mbështetjes personale”, thonë nga ky institucion.
Sipas Avokatit të Popullit, për arsye që kërkesa për vaksina për Kovid-19 është joproporcionale me ofertën, veçanërisht në fillim të imunizimit masiv, nëse nuk jepet prioritet i veçantë personave me aftësi të kufizuara dhe të gjitha grupeve të përmendura më lartë, mund të ndodhë ata të jenë ndër të fundit që do të vaksinohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje