LAJMI I FUNDIT:

Avokati: Kush jep para fiton procesin gjyqësor në Shqipëri, të tjerët pas vdekjes

Avokati: Kush jep para fiton procesin gjyqësor në Shqipëri, të tjerët pas vdekjes

Disa ditë më parë një qytetar humbi jetën në Gjykatën e Tiranës, ku kishte shkuar të informohej për një gjyq ndaj tij. Viktima Ilia Drini, një profesor i arteve marciale, dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak.

Ndue Pjetra, avokat i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se Gjykatat e zvarrisin proceset gjyqësore të klientëve.

Ai theksoi se vetëm kush jep lekë zgjidh problemin e procesit gjyqësor duke shtuar se të tjerëve u zgjat me vite.


Mes tjerash ai tha se ka klientë që kanë fituar gjyqin pasi kanë humbur jetën.

“Korrupsionin e kanë krijuar vetë këta, nuk është se korrupsioni doli. Vetëm kush ka futur lekët ka zgjidhur problemin e procesit gjyqësor, të tjerët kanë që prej 2008 që presin. Ka klientë që ndërrojnë jetë, dhe nuk kanë marrë pronën. Ka klientë që kanë fituar gjyqin pasi kanë humbur jetën. Ku të ia çojmë lekët tani. Klientët e fitojnë gjyqin në shkallë të parë, por duhet me prit dhe 4-5 vite të tjera në Gjykatën e Apelit. Është tmerr. 7 vite një proces gjyqësor”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori