Në konferencën përgatitore në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson duke folur për rastet “Limaj” dhe “Haradinaj” ka theksuar se nga trupet gjykuese ishte konstatuar që UÇK nuk ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile.
Emmerson ka theksuar se përfundime të tilla janë nxjerrë pasi janë shqyrtuar dëshmitë të cilat do të shfrytëzohen edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.
Derisa palët kanë diskutuar pikëpamjet mbi ekzistencën e pretenduar të një sulmi të përhapur ose sistematik në dritën e gjetjeve në rastet e TPNJ-së “Limaj” dhe “Haradinaj”, avokati Emmerson ka thënë se në këto raste nuk ishte e nevojshme të bëhet pyetje për sulm sistematik, meqë nuk ka ekzistuar sulm mbi popullatën civile.
“Në rastin ‘Limaj’ nuk janë paraqitur dëshmi që të dëshmojnë që UÇK-ja ka sulmuar popullatën civile, pas nuk ishte kjo në veprimtarinë e tyre, UÇK nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në rastin ‘Haradinaj’ gjykatësi arriti pak më tej dhe bazuar në të njëjtat prova, në paragrafin 122, konkluzionet e turpit gjykues atje ishin se nuk ka pasur sulm mbi popullatën civile, pra nuk ishte e domosdoshëm të bëhej pyetje fare për sulm të gjerësishëm apo sistematik pasi nuk ka ekzistuar një sulm mbi popullatën civile si premisë fillestare. Pra dy turpet gjykuese pasi kanë shqyrtuar të tërë dëshmitë të cilat do t’i shfrytëzojë edhe ZPS arritën në përfundimin që UÇK nuk ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile”, ka thënë ai.
Në këtë konferencë janë diskutuar edhe pikëpamjet e palëve mbi ekzistencën e pretenduar, natyrën dhe kohëzgjatjen e një konflikti të armatosur.
“Bazuar në diskutimin që patëm këtu sa i përket fillimit dhe fundit të konfliktit, këto janë çështje të rëndësishme, pasi që nëse nuk ka bazë të arsyeshme ZPS-ja të demonstrojë që ka ekzistuar një sulm i gjerësishëm dhe sistematik i cili të jetë krim kundër njerëzimit sipas aktakuzës, ne do të thoshim që trupi gjykues aktual do të arrijë në konkluzionin që nuk ka juridiksion për të trajtuar ngjarjet që nuk përfshihen në periudhën e aktakuzës apo të konfliktit në fakt, dhe nuk di nëse kjo është në fakt ajo që ka motivuar ZPS-në kundër rrugës së konkluzioneve të të tjerëve”, ka theksuar Emmerson.
Ai ka kritikuar prokurorinë se njëjta sipas tij nuk po i përmbledh siç duhet konkluzionet e çështjes “Limaj” apo “Haradinaj” duke theksuar se në këto dy çështje prokuroria asnjëherë nuk ka arritur në përfundim që konstatimet trupit gjykues ishin të gabuara.
“Zoti Tiger (prokurori) e ka barrën e qartë për të treguar se për çfarë flitet në përgjithësi sipas një modeli të veprimit kanë qenë të njëjta atje dhe këtu. Ai duhet të na tregojë cili është ndryshimi midis atyre çështjeve penale dhe kësaj çështje këtu, dhe nga pikëpamja e parimit të ligjshmërisë ai duhet të gjejë cilat janë ndryshimet dhe ju ta vlerësoni të nderuar gjykatës këtë çështje sepse përndryshe ne po harxhojmë kohën dhe burimet që ka kjo gjykatë këtu. Këtu bëhet fjalë për pretendime të krimeve të luftës apo kundër njerëzimit të njëjtën periudhe kohore. Po të ishte kjo e vërtetë atëherë do të ja vlente por në këtë rast nëse prokuroria vazhdon me pretendimet e krimeve kundër njerëzimit apo me prova që të provojnë që UÇK e ka pasur këtë synim do të jetë humbje kohe”, ka thënë ai.
Në konferencën përgatitore në Hagë po marrin pjesë fizikisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Gjatë kësaj konference, palët nuk kanë kundërshtuar marsin e këtij viti si muaj për fillimin e gjykimit.
Gjithashtu, avokatët dhe prokuroria janë pajtuar qe të mos lexohet aktakuza në fillim të gjykimit veçse Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur që do të bëjë deklaratë hyrëse. Gjithashtu avokatët kanë deklaruar që do të bëjnë deklaratë hyrëse, pas asaj të ZPS-së. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë