LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Boki 13: Rasti “Haraçi” është politikë e pastër

Avokati i Boki 13: Rasti “Haraçi” është politikë e pastër

Prokuroria ka fshehur argumente për këtë rast. Kështu vlerëson avokati i Bokit 13, të akuzuarit të parë në rastin “Haraçi” Sasho Dukovski, i cili tashmë 2 orë po kumton fjalët përfundimtare për këtë rast.

Herë me dozë nervozizmi, herë me dozë ironie, ai po komenton veprimet e prokurores së lëndës Villma Ruskovska për rastin “Haraçi”. Për kohën që ai po flet, Boki 13 po mban nën shikim të pranishmit të gjithë veçmas, për të parë nëse fjalët e tyre përfundimtare të përgatitura po marrin vëmendjen e pritshme.

“Mbrojtja nuk ka prezantuar argumente të mjaftueshme për këtë rast. Gjithçka që kemi parë ishte një video 5 sekondëshe, bankënota prej 50 eurosh, një dorë gruaje dhe tani i dënuari Zoran Milevski me një çantë në dorë. Kjo procedurë ishte politikë pastër dhe brutale”, deklaroi Dukovski.


Sipas Dukovskit është i palogjikshëm edhe ndryshimi i aktakuzës nga ana e prokurorisë, të cilën e quajti të turpshme.

“Në ndryshimin, prokuroria ka theksuar se paratë e veprës penale i akuzuari i ka lëshuar në qarkullim nga periudha nëntor 2017, ndërsa sipas aktakuzës së parë Boki 13, veprën penale thuhet se e ka kryer në nëntor të 2018-tës deri ne prill të 2019-tës”, shtoi ai më tej.

Vërejtje kishte edhe për dëshmitarët e thirrur nga prokuroria, te cilët sipas Dukovskit nuk kanë thënë asgjë me rëndësi për veprën të cilën zhvillohet procedurë gjyqësore.

Pas tij, fjalët përfundimtare duhet ti thotë edhe Bojan Jovanovski./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori